Rinasi sfidon Europën, Eurocontrol: Rritja më e lartë e fluturimeve në gusht

schedule21:55 - 18 Gusht, 2023

schedule 21:55 - 18 Gusht, 2023

Shqipëria është kthyer në destinacionin e preferuar për të kaluar pushimet. Vendi po përjeton një bum të madh turistik këtë vit, ndërsa në aeroportin e Rinasit fliten gjuhë të ndryshme të botës. Në cdo orë, terminali i aeroportit është i mbushur me udhëtarë.

Eurocontrol, agjensia që përfaqeson agjensitë që kontrollojnë qiejtë e Europës, thotë se në Rinas, është regjistruar ritja më e madhe e fluturimeve në muajin gusht, në gjithë kontinentin. Një tjetër shenjë se turizmi në Shqipëri këtë verë, jo vetëm ishte një sukses, por konkuroi e fitoi, përballë vendeve që turizmin dhe aeroportet, i kanë kulturë prej shumë dekadash.

Sipas të dhënave, Shqipëria ka shënuar një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve krahasuar me vitin 2019.

“Jemi nga Spanja. Qëndruam tre javë në Shqipëri. Vizituam Tiranën, Krujën, Durrësin, Vlorën, Ksamilin dhe Sarandën. Ishim edhe në veri, në liqenin e Komanit. Shqipëria eshte vend i bukur” tha një prej turisteve.

“Jam nga Italia. E vizitova Shqipërinë për herë të parë dhe qendrova 10 ditë në jug. Isha në Dhërmi, Gjirokastër, Ksamil. Ksamili është i bukur, por duhet të ruhet nga ndërtimet. Ushqimi është shumë i mirë” u shpreh një tjetër.

” Jam nga Maqedonia e Veriut. Vizitova disa vende, më shumë qëndrova në Durrës dhe Tiranë. Shqipëria është vend i këndshëm, njerëzit të mire dhe ushqimi gjithashtu” tha pushuesi maqedonas.

Për të menaxhuar fluksin e lartë, aeroporti i Rinasit ka kërkuar që udhëtarët të jenë në terminal tre orë përpara nisjes për në destinacion.

Sipas ministrisë së turizmit mbi 5 milion turistë janë regjistruar në Shqipëri në periudhën janar-korrik, ndërsa 4 milion prej tyre udhëtuar nga aeroporti i Rinasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!