Rinas, pranga doganierit dhe qytetarit

schedule12:12 - 16 Gusht, 2018

schedule 12:12 - 16 Gusht, 2018

Një qytetar dhe një doganier janë vënë në pranga nga policia kufitare e Rinasit. Gerald Keta, 26 vjeç nga Tirana tentoi të kalonte në doganën e Rinasit një sasi veshjesh në mënyrë të kontrabandë, ndërsa doganieri i Rinasit, 29 vjeçari Geron Hoxha, e ka lejuar të kalonte mallrat kontrabandë duke shpërdoruar kështu detyrën.

Të dy personat u arrestuan në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për kontrollin e territorit në Komisariatin e Policisë Rinas.
Gerald Keta akuzohetpër veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, ndërsa doganieri Geron Hoxha, për veprën penale “Shpërdorim detyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!