Rinas, nuk deklaroi 20 mijë paund, procedohet 29 vjeçarja

schedule10:47 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 10:47 - 9 Dhjetor, 2020

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 29 vjeçare e cila është kapur me 20 000 mijë paund të padeklaruara në kufi.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare dhe autoritetet doganore sekuestrojnë 20.000 paund.

Procedohet penalisht 29-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!