Rina Balaj është padyshim një ndër artistet më të pëlqyera shqiptare. Reperja shqiptare tërheq gjithmonë vëmendjen me ndryshimet drastike që bën në look. E kemi parë me flokë të kuqe, rozë, blu, jeshile dhe shumë nuanca të tjera. Por a jeni kuriozë se si ka qenë Rina në mbrëmjen e maturës?
Ka qenë vetë reperja e cila ka ndarë një fotografi në Instagram, ku ka zbuluar se ka qenë hera e parë kur ka lyer flokët, ka bërë thonjtë dhe make-up. Sa i përket muzikës, Rina solli projektin më të fundit një muaj më parë ndërsa ka paralajmëruar dhe këngën e re.
Kujtojmë që Rina është prej disa kohësh në një lidhje me Sin Boy, me të cilin ka sjellë dhe disa duete./abcnews.al