“Rimëkëmbet” euro/ Monedhat e huaja fitojnë pikë ndaj lekut

schedule14:25 - 16 Qershor, 2023

schedule 14:25 - 16 Qershor, 2023

Euro dhe monedhat e tjera të huaja kanë nisur rimëkëmbjen.  Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro është këmbyer këtë javë mesatarisht 107.87 lekë, duke u shitur me 107.41 dhe blerë me 108.31 lekë. Që nga fillimi i këtij viti, kur preku nivelin më të lartë prej 117.46 lekë, monedha e përbashkët europiane ka regjistruar një zhvlerësim të shpejtë prej gati 12 lekësh.

Me të njëjtën ecuri ka vijuar edhe dollari amerikan, i cili më 6 janar preku pikën më të lartë prej 111.75 lekë dhe më 9 qershor atë më të ulët prej 98.07 lekë.

Rënia e këtyre dy valutave kryesore botërore u detyrohet prurjeve të mëdha të valutës në treg. Sektori që është prekur më shumë nga zhvlerësimi i euros, por edhe i dollarit amerikan, janë eksportuesit, përfshirë këtu ata të shërbimeve dhe mallrave në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!