Rimëkëmben eksportet gjatë 2024/ INSTAT: Në periudhën janar-prill u eksportuan 133 miliardë lekë mallra duke u rritur me 2,3 përqind

schedule14:07 - 19 Maj, 2025

schedule 14:07 - 19 Maj, 2025

Tregtia e mallrave Made in Albania është stabilizuar në muajt e parë të këtij viti.Të dhënat e Instat tregojnë se në periudhën janar-prill eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2,3 %.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,9%“Ushqime, pije, duhan” me 0,6 %“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,5%. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,1 %“Produkte kimike dhe plastike”  si dhe “Tekstile dhe këpucë” .

Por nwse shohim tw dhwnat pwr muajin  Prill 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare e ndikuar direkt nga grupi materiale ndwrtimi dhe metale.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 277 mld lekë, duke u ulur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë. Si rezultat I përmirësimit të bilancit tregtar  deficiti arriti vlerën 144 mld lekë, duke u ulur me 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova  me 81%, Greqia dhe Gjermania./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!