Rimbursimi i ilaçeve anti-covid, Meta në “Log”: E vonuar, qeveria të blejë bombola oksigjeni

schedule21:46 - 23 Nëntor, 2020

schedule 21:46 - 23 Nëntor, 2020

Vendimin e qeverisë për rimbursimin e ilaçeve kundër koronavirusit për qytetarët e infektuar, Presidenti Ilir Meta i ftuar sonte në emisionin “Log” në “ABC” përballë gazetarit Endri Xhafo e cilësoi si reflektim pozitiv, por të vonuar. Kreu i shtetit kishte edhe një këshillë tjetër për qeverinë që të blejë në tregun ndërkombëtar bombolat e oksigjenit.

Cdo reflektim është pozitiv. Duhet të ishte bërë më parë është e vonuar. Edhe pajisjet për oksigjen qeveria ti marrë në tregun ndërkombëtar. A ka mundësi që të reflektojë qeveria, sipas të dhënave që kam unë, qeveria ka planifikuar rritjen e pagesës për PPP-të nga 7.9 mld në 14.5 mld lekë për një vit. A ka mundësi ta shikojmë këtë, ka vepra të domosdoshme ok, por shëndeti është kryesori” tha ai.

Rritjen e pagave për mjekët, kreu i shtetit e përshëndeti. “Është një masë, a ka mundësi t’i dyfishojë se biznesi më i madh më të suksesshme është mësimi i gjermanishtes, që mjekët ikin atje, dhe një nga problemet më të mëdha të sistemit shëndetësor është që për një mijë banorë Shqipëria ka 30-50% më pak personel shëndetësor, sepse kemi shpopullim. Nuk do të kisha asnjë hezitim edhe sikur të dyfishoheshin, pasi shëndeti është i pari. Po të ishin në kontroll PPP-të do të ishin rritur pensionet dhe pagat e tjera të administratës” tha Meta.

Situata nga koronavirusi, tha më tej, Ilir Meta po vjen duke u vështirësuar. “Situata dihej se do të rëndohej, nëse do të marrim qëndrimet e presidentit që kanë qenë të rezervuara, pasi nuk është detyra ime të nxis panik, unë kam njerëz që vijnë raportojnë cështje konkrete, por unë nuk jam për të nxitur gjëra. Kur më merr një futbollist dhe ka pasur probleme unë marr ministren dhe i them shikojë nëse është kështu apo jo. Por disa gjëra do t’i them. Presidenti mund të ndërhyjë për cdo njeri, nuk mund të ndërhyjë për të shkelur ligjin. Situata po vjen duke u vështirësuar dhe kjo nuk përballohet me shpikje armiqsh, por reflektim së pari nga vetë qeveria” tha ai./ db/Abcnews.al