“Rimarton” gjyshërisht për 65-vjetorin e dasmës, nipi tregon dashurinë e madhe mes tyre

schedule08:03 - 31 Maj, 2022

schedule 08:03 - 31 Maj, 2022

Prej disa ditësh në rrjet janë bërë virale disa foto të një çifti të moshuarish nga Kosova. Ata janë veshur si nuse dhe dhëndër, duke festuar 65-vjetorin e martesës.

Nipi i tyre me profesion fotograf, Marjan Komani ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, si lindi idea e këtij seti. Ai zbuloi detajet, se si u ndjen gjyshërit dhe se si u prit nga publiku.

“Këtë ide e kam pasur vetëm unë, po fillimisht ra pandemia dhe nuk u realizua. Janë bërë tre sete me gjyshërit. Herën e parë para 3 vitesh kanë qenë skeptik se për një çift 90-vjeçar është shumë  e vështirë. Ndërsa herë e tretë më mirë. Për veshjen është kujdesur Valdrin Sahiti, ndërsa për look Sellma dhe Kaci.

Ka qenë një ceremoni me përkujtu datën kur ata janë martuar. Këto fotografi më kanë ndihmuar për të më treguar dashurinë e madhe që ata kanë edhe sot e kësaj dite.

Gjyshja kur ishte pjesa e ‘make up’, i pati ngjyrë pink dhe nuk i pëlqeu. I vinte keq dhe i thash nëse nuk të pëlqen fol. Tha e dua pak më butë dhe ato vajzat janë ndërruan e janë bërë më pak natyrale.

Në fillim kur kam pas iden me fillu setin e parë, familjarët kanë pasur dyshime, se ne nuk jemi mësuar kështu. Por kur e panë sa mirë u pritën nga të tjerët, i pëlqyen shumë”, u shpreh ndër të tjera Marjani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!