Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video, të lirimit të hapësirave publike, në kuadër të rilindjes urbane 2.0.
“S’ka pushim jo”, ka shkruar kryeministri Rama në rrjetet e tij sociale.
Ky aksion është pjesë e një iniciative më të gjerë të qeverisë të nisur që prej muajit korrik, për të liruar hapësirat publike dhe për të përmirësuar standardin e jetesës urbane në qytetet shqiptare.
Madje, qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike.
/abcnews.al

