Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në llogarinë e tij në rrjetet sociale pamje nga aksionet në terren për lirimin e hapësirave publike.
Në postimin e tij, Rama shkruan se puna po vijon për të çliruar hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme dhe për t’i rikthyer qytetarëve ambientet e përbashkëta.
“Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, shprehet kreu i qeverisë, duke nënvizuar se aksioni është pjesë e nismës për rritjen e rendit dhe estetikës urbane në qytetet shqiptare.
/abcnews.al

