Rikuperimi, Juventusi dhe më i forti i Serie A: Kumbulla rrëfen gjithçka

schedule17:21 - 22 Nëntor, 2019

schedule 17:21 - 22 Nëntor, 2019

Verona pret Fiorentinën të dielën në drekë dhe Marash Kumbulla po bën të pamundurën për të qenë gati për këtë sfidë. Mbrojtësi shqiptar qëndron jashtë prej një dëmtimi dhe shpreson të rikthehet në fushë kundër ekipit nga Firence.

19-vjeçari ka dhënë një prononcim për L’Arena, aty ku flet për gjendjen fizike, të ardhmen, interesimin e Juventusit dhe lojtarin më të fortë me të cilin është përballur këtë sezon në Serie A.

Nuk e di nëse do të jem i gatshëm për ndeshjen me Fiorentinën, por po punoj shumë në aspektin personal dhe pak me të tjerët. Të shohim gjendjen e nesërme, por në fund vendos trajneri. Unë thjesht po përpiqem që të jem i gatshëm.

E ardhmja? Mua më mjafton që të rritem dhe të vazhdoj të luaj për Veronën, një skuadër të cilën e adhuroj. Isha fëmijë kur më morën nga Cavalcaselle dhe tani ndodhem në mesin e profesionistëve. Juventus? Më bëhet qejfi për interesimin e tyre, por nuk i lexoj dhe nuk ëndërroj për këto gjëra.

Prindërit më kanë mësuar të qëndroj me këmbë në tokë. Lojtari më i fortë me të cilin jam përballur në këto javë në Serie A është Paulo Dybala. Ai ka një klas të jashtëzakonshëm, merr vendime të shpejta dhe ka një finalizim unik“, përfundon 19-vjeçari shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!