Rikuperimi i Kumbullës, trajneri i Veronës sqaron situatën

schedule13:08 - 23 Nëntor, 2019

schedule 13:08 - 23 Nëntor, 2019

“Nuk e di nëse do të jem i gatshëm për ndeshjen me Fiorentinën, por po punoj shumë në aspektin personal dhe pak me të tjerët. Të shohim gjendjen e nesërme, por në fund vendos trajneri. Unë thjesht po përpiqem që të jem i gatshëm”, u shpreh Marash Kumbulla ditën e djeshme.

Mbrojtësi shqiptar qëndron pushim prej disa kohësh dhe po bën maksimumin për t’u rikuperuar. Verona pret Fiorentinën nesër në shtëpi (15:00) dhe Ivan Juric, trajneri i ekipit veronez, ka folur shkurt rreth gjendjes së 19-vjeçarit në konferencën për shtyp.

Është e sigurt që Kumbulla nuk do të luajë kundër Fiorentinës. Lojtari nuk është gati, ashtu si edhe Miguel Veloso“, komenton trajneri nga Spliti. Pas përballjes me ekipin nga Firence, Verona luan përsëri në shtëpi kundër Romës me datë 1 dhjetor dhe Kumbulla pritet të jetë gati për këtë duel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!