Rikuperimi i Barella, Spalletti: E pres në fushë kundër Shqipërisë

schedule11:15 - 9 Qershor, 2024

schedule 11:15 - 9 Qershor, 2024

Italia luan miqësoren e fundit ndaj Bosnjës para se të nisë rrugëtimin në Euro 2024. Ajo që shqetëson më shumë trajnerin Luciano Spalletti në këtë moment është gjendja e Nicolo Barellas.

Mesfushori i Inter është i dëmtuar dhe ende nuk mund të thuhet me siguri nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë të Europianit më datë 15 qershor ndaj Shqipërisë. Edhe pse trajneri Spalletti shpreson së tepërmi që Barella të jetë gati për kuqezinjtë.

“Ka pasur optimizëm për gjendjen e Barellës prej fillimit, por kur bëhet fjalë edhe për një lodhje duhet pritur disa ditë për të pasur një pasqyrë më të qartë. Megjithatë, tani ka më shumë optimizëm për rikthimin në fushë të Barellës. Besoj dhe shpresoj se mund të jeta gati për ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë”, u shpreh Spalletti./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!