Rikthimi te Vllaznia, Superiorja dhe konkurrenca: Junior flet hapur

schedule12:33 - 31 Janar, 2020

schedule 12:33 - 31 Janar, 2020

Sidorenco, Hristov dhe tani, Silvio Junior. Sulmi i Vllaznisë është përforcuar tepër dhe rikthimi i brazilianit pas gjashtë muajsh i larguar, është pritur mirë nga tifozeria shkodrane. Junior, në një prononcim të tij, foli për rikthimin në Shkodër, faktin që do të luajë në Superiore, si dhe rivalitetin me sulmuesit e shumtë te Vllaznia.

RIKTHIMI – “Jam i lumtur që rikthehem dhe ndihem si në shtëpinë time. Gjatë kësaj periudhe që nuk kam qenë në Shqipëri, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Vllaznisë dhe po ashtu, edhe të gjithë lajmet rreth saj. Jam në formën e duhur dhe i gatshëm për të luajtur”.

TITULLAR – “Tani është në dorën e trajnerit nëse do të jem në fushë që në ndeshjen e parë apo jo. Tek Vllaznia tashmë është një trajner i ri dhe është ai që vendos për çështjen e aktivizimit. Do të filloj që sot stërvitjen me ekipin dhe në ditët në vijim do të shohim për këtë gjë”.

GRUPI – “E thashë edhe më lart se e kam ndjekur Vllazninë, kam parë lojtarët që kanë qëndruar në ekip që prej sezonit të kaluar kur isha edhe unë pjesë e saj, e po ashtu kam ndjekur edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur, disa prej të cilëve i njoh”.

SUPERIORE – “Vërtetë që është hera e parë që unë do të luaj në këtë kampionat, por ajo që premtoj unë është se do të bëjë maksimumin për ta ndihmuar skuadrën me lojën dhe golat e mi”.

RIVALITETI – “Unë jam shumë i kënaqur me ekipin që kam gjetur dhe kam ardhur që të ndihmoj. Normalisht që edhe konkurrenca është diçka e nevojshme, por kam ardhur këtu që të kem hapësirën time dhe do të bëj më të mirën që ta kem këtë hapësirë për të luajtur dhe për të treguar vlerat e mia”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!