“Rikthimi te Vllaznia ishte çështje zemre”, Marku: Dua titullin kampion, përballja me rumunët e vështirë

schedule14:50 - 4 Korrik, 2022

schedule 14:50 - 4 Korrik, 2022

Herald Marku u largua nga Partizani dhe vendosi të rivishte fanellën e Vllaznisë. Për mesfushorin e shkodranëve kjo ishte një zgjedhje emocionale, pasi koha që ka kaluar te kuqeblutë e bëri të rikthehej përsëri.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Marku ka theksuar se Vllaznia ka tifozët më të mirë në Shqipëri.

“Kam pasur një sezon me ulje-ngritje te Partizani. Pas një bisede me drejtuesit e klubit, mendova që më e mira ishte që të shkëpusja bashkëpunimin. Zgjedhja për t’u rikthyer të Vllaznia ka qenë shpirtërore, pasi këtu kam kaluar emocione të bukura dhe dua t’i ripërjetoj ato.

Trajneri dhe lojtarët e rinj – Më kanë pritur mirë, ka atmosferë pozitive. Më kanë afruar lojtarët e rinj. Ka edhe lojtarë që i kam pasur më parë në grup.

Ndeshja e Europës – Do jetë përballje e vështirë pasi rumunët kanë nivel të lartë. Ne futemi në fushë për të bërë maksimumin.

U largova me medalje të Kupës, pse mos fitojmë këtë sezon titullin kampion? Do ishte arritje e madhe.

Tifozët – Nuk kam mesazh specifik, janë ndër më të mirët në Shqipëri dhe sa herë ekipi ka nevojë janë gjendur pranë”, tha Marku. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!