Rikthimi te Tirana, oferta e Partizanit, Batha dhe Egbo: Rrëfehet Morina

schedule16:37 - 14 Maj, 2020

schedule 16:37 - 14 Maj, 2020

Mario Morina ishte një nga përforcimet e Tiranës në merkaton e janarit. Hera e tretë që sulmuesi rikthehet te bardheblutë, skuadra e tij e zemrës. 27-vjeçari është i lumtur që do të nisë kampionati dhe ndalet te titulli, Batha dhe trajneri Egbo, në prononcimin e dhënë për “Fan Zone” në Supersport.

RIFILLIMI – “Normalisht që jemi të gëzuar që do rikthehet futbolli, pasi nuk rrihet kështu. Të rrish kaq shumë larg nuk është e lehtë”.

TIRANA – “Gjithmonë jam kthyer në momentet e duhura te Tirana. Edhe në të kaluarën, edhe këtë vit. Shpresoj që të qëndroj këtu për shumë gjatë. Thirrjen e Tiranës në merkato nuk mund ta refuzoja”.

TITULLI – “Më mirë do ishte që ta fitojmë në fushë. Në do i bëjmë hyzmetin gjithçkaje. Jam i bindur që do e fitojmë titullin dhe do jem në fushë”.

BATHA – “Me Bathën njihemi që shpejt dhe më është bërë shumë qejfi kur ai shënoi në derbi. Kur Partizani ka pasur drejtues edhe trajnerë të rinj, kam patur oferta, por nuk ishin rrethanat që të kaloj atje”.

EGBO – “Mund të them se e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, pasi ka shumë vite këtu. Ka ditur si të menaxhojë shumë mirë grupin dhe kanë ardhur edhe rezultatet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!