Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, është i ftuar në Pressing, aty ku është përgjigjur zërave për një rikthim te Tirana. Në fjalën e tij, Mema tha: “Është thënë që te Tirana më përpara mendojnë për të hequr trajnerin sesa për ta zyrtarizuar (E thënë nga Julian Ahmataj). E njëjta gjë është thënë dhe për mua në medie, por nuk është e vërtetë. Unë nuk them asnjëherë kështu.
Në momentin që kam shkuar te Tirana, kam marrë përsipër çdo përgjithësi. Është thënë se mua ma kanë bërë ekipin të tjerët. Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë as që mua më kanë thënë të iki. Çdo trajner e kupton vetë kur është momenti të largohet. Unë po them që nuk kam pasur asnjë problem, as me presidentin, as me lojtarët. Puna është punë, miqësia është miqësi. Nuk më është thënë fare, janë thjesht thashetheme.
Fola me Halilin para derbit, ndoshta beson tek unë dhe prapë më pyet për skema teknike. Ai mund të pyesë edhe të tjerë, nuk do të thotë asgjë kjo. Rikthimi? Ndoshta duhet të bisedoj për shumë detaje dhe nuk është diçka që thuhet po ose jo. Nuk i vej veto Tiranës, pasi është shtëpia ime, ashtu siç është edhe e Agustinit”, u shpreh Mema./abcnews.al