Rikthimi komik i Lulit/ Inskenim me të rinjtë, por kundërshtohet nga komentuesit

schedule20:38 - 24 Maj, 2023

schedule 20:38 - 24 Maj, 2023

Pasi futi sherrin në gjirin e PD, pasi ndihmoi Berishën të ringrihet me vota në 6 marsin e shkuar, pasi pushoi për 15 muaj dhe udhëtoi jashtë shtetit, duke tentuar të harrohet se bashku me humbjet e tij, Lulzimi tentoi të mërkuren pasdite rikthimin.

Të rinjve të ulur si në një spot të parapërgatitur elektoral, u tha se pushimi i kishte shërbyer si joga, për të njohur thellësite e tij.

Por a i uli dot Basha gjakrat e ndezur të demokratëve? A mund të jetë ai një mundësi kompromisi? A mund të vazhdojë ai misionin e tij? Ndërsa njerëzit e Berishës çuditërisht heshtin, më skeptikë duket se janë ish bashkëpunëtorët e grupit të tij të moderuar.

Kthimi i Bashës, ishte i pritshëm ashtu si humbja e PD dhe e Foltores në 14 maj. Një kthim triumfi dhe i heshtur, për t’i treguar demokratëve se pa të nuk fitojnë dot. Por a kanë harruar ata se kush ishte Lulzim Basha? Vetë Bashës duket se duan t’i bëjnë vend. Me heshtjen nga krahu i Berishës dhe me tërheqjen e atyre që deri dje e kritikonin. Jorida Tabaku në bazë të statutit duhet të drejtonte sot Partinë Demokratike. Por edhe ajo u shfaq për herë të parë të merkurën, me mungese vullneti për të marrë përgjegjësitë.

Por per kritikët e hershëm të Bashes, kthimi i tij ka një tjetër kuptim. Edvin Kulluri mendon se ky kthim, është favori I radhës që ai i bën Sali Berishës, si gjithmonë në diten e tij më të veshtirë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!