Tottenham shkarkoi Jose Mourinhon pak ditë më parë. Skuadra iu besua Ryan Mason deri në fund të sezonit, teksa në mediat angleze përflitet shumë rreth pasuesit të “Special One”. Një ndër favoritët është Jurgen Klinsmann.
Ish-sulmuesi i njohur gjerman ka veshur fanellën e Spurs në sezonin 1994-1995 (21 gola). Rikthimin në Londër si trajner nuk e përjashton. “Gjithçka është e mundur në këtë jetë.
Nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend se do të drejtoja Gjermaninë në një Botëror (2006), sikurse të drejtoja SHBA për gjashtë vite apo që do të isha trajner i Bayer Munchen“, deklaron Klinsmann për ESPN.
Sa i përket shkarkimit të Mourinhos, 56-vjeçari gjerman mendon se stili i lojës së portugezit ndikoi në vendimin e fortë që morën drejtuesit e Tottenham në një moment vendimtar të sezonit. /abcnews.al