Rikthimi i transportit publik, Rama: Task-Forca prezente në të gjitha terminalet

schedule21:03 - 9 Korrik, 2020

schedule 21:03 - 9 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sërish vëmendjet tek transporti publik.

Në rrjetin social “Facebook” Rama bashkangjitur një video të publikuar i bën apel qytetarëve që të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat pasi rreziku i COVID-19, është ende prezent dhe se e vetmja mënyrë për tu mbrojtur është respektimi i protokollit të sigurisë.

Gjithashtu ai shton se Task-Forca e Transportit Rrugor do të vijojë kontrollet në të gjitha terminalet dhe akset rrugore.

Statusi:

Terminalet dhe Transporti Ndërqytetas e Rrethqytetas janë rikthyer në punë me kujdes e respekt masash!?
Me RËNDËSI mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar ? Protokollet e Sigurisë!
Task-Forca e Transportit Rrugor – MIE?‍♀️?? vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157954950806523

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!