Zyrtarët e Premier League po shikojnë çdo mundësi të mundshme për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumeve në sezonin e ri. Në Britaninë Madhe, duke filluar nga java e ardhshme do të futen disa teste të reja për Coronavirusin dhe përgjigjja e tyre del brenda 90 minutave.
Ky është dhe plani i zyrtarëve dhe ata do të shikojnë me kujdes se si do të shkojë ecuria e këtij testi dhe nëse është i suksesshëm, atëherë do të jetë zgjidhja për rihapjen e stadiumeve. Fillimisht këto teste do të përdoren vetëm në spitale dhe në shtëpitë e kujdesit, pra aty ku ka më shumë nevojë.
Federata ende nuk mund t’i përdorë ato, por shpresohet se në shtator këto teste mund të jenë në dispozicion të klubeve angleze. Ishte Gjermania ajo që konfirmoi dje hapjen e stadiumeve në shtator, por me katër rregulla të reja.
Gjithashtu klubet angleze po mendojnë dhe masa të tjera për të parandaluar përhapjen e virusit dhe një nga këto është dhe dënimi me heqjen e të drejtës për të konsumuar alkool për një periudhe 35-vjeçare në stadiume. Nëse masat që klubet do të vendosin do të miratohen nga qeveria, atëherë tifozët mund të rikthehen që në miqësoret e pragsezonit që klubet do të zhvillojnë. /abcnews.al