Drejtori i Eintracht Frankfurt, Fredi Bobic, ka hedhur poshtë të gjitha zërat që flisnin për një rikthim të Ante Rebic te skuadra gjermane. Flitej se sulmuesi anësor do të rikthehej tek ekipi i Frankfurtit në formë huazimi për gjashtë muaj, duke parë dhe vështirësitë e tij te Milani.
Edhe pse kishte shumë zëra në lidhje me këtë lëvizje, Bobic foli hapur dhe mohoi gjithçka në një intervistë për Kicker: “Nuk ka asnjë të vërtetë. Disa medie italiane raportuan se do të ketë një rikthim të Rebic, por ne nuk e kemi menduar për asnjë moment një skenar të tillë”.
26 vjeçari kroat iu bashkua Milanit gjatë merkatos së verës, huazim dy vjeçar dhe me opsion blerje. Edhe pse pritej shumë nga Rebic, ai ka zhgënjyer, duke luajtur vetëm 177 minuta në Serie A dhe duke mos bindur aspak./abcnews.al