Paul Pogba rrezikon të bëhet një rast pengese te Juventus.
Mesfushori, siç njoftoi Allegri, nuk do të jetë në dispozicion as pas kthimit nga pushimi dhe për ta parë sërish në fushë duhet të pritet shkurti. Francezi është jashtë për 5 muaj, tre muaj e gjysmë pas operacionit që supozohej t’i zgjidhte problemet me meniskun e gjurit të djathtë, i dëmtuar në fund të korrikut gjatë turneut në SHBA.
Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, megjithatë, Pogba ka kushtuar tashmë 5.24 milionë euro pagë bruto, pavarësisht se nuk ka luajtur as edhe një minutë./ h.ll/abcnews.al