Ka disa ditë që në mediat italiane flitet se Juventusi do të rikthejë në Torino mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Francezi nuk po kalon një moment të mirë te “Djajtë e Kuq” dhe ka kërkuar largimin nga Anglia. Një rikthim në klubin ku ai shkëlqeu mund të jetë zgjidhja më e mirë për Pogbanë për të dalë nga kjo periudhë jo e mirë për të.
Nëse ylli i Francës është objektivi kryesor, bardhezinjtë kanë dhe një emër të dytë nëse transferimi i Pogba dështon. Bëhet fjalë për mesfushorin e Bayern Munchen, Thiago Alcantara. Spanjolli i lindur në Itali ka kërkuar largimin nga bavarezët dhe një kalim te kampionët e Seria A mund ta tundojë atë.
“Zonja e Vjetër” mund ta transferojë mesfushorin për një shifër jo të majme, pasi kontrata e tij me Bayernin përfundon në vitin 2021. Nëse gjermanët vendosin të mos ta shesin Alcantarën, atëherë rrezikojnë që ta humbasin vitin tjetër me parametra zero. /abcnews.al