Rikthimi i kufizimeve për COVID-19 në Zelandën e Re mund të shtyjë zgjedhjet

schedule10:51 - 12 Gusht, 2020

schedule 10:51 - 12 Gusht, 2020

Zelanda e Re nuk regjistroi asnjë rast me koronavirus për 102 ditë me radhë. Por vetëm të martën u shënuar 4 raste të reja duke i dhënë fund këtij rezultati.

Ndërkohë në vend u vendos një bllokim 3 ditor për shkak të alarmit që u ngrit nga rreziku i përhapjes së mëtejshme.

Po ashtu udhëheqësi i opozitës parlamentare ne  Zelandën e Re Judith Collins ka bërë thirrje që të shtyhen zgjedhjet për shkak të kufizimeve të vendosura pas regjistrimit të rasteve të reja me COVID-19.

Ai theksoi se për shkak të kësaj situata do të ishte e pamundur që të zhvilloheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Është e vështirë që të kemi një votim demokratik në këto kushte”, tha ai.

Ndërkohë kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se duhet ende kohë për të parë se si do të vijojë situata e pandemisë dhe se çfarë vendimi mund të merret në lidhje me zgjedhjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!