Rikthimi i kinezëve në shtëpitë e tyre për vitin e ri hënor

schedule20:43 - 28 Janar, 2019

schedule 20:43 - 28 Janar, 2019

Me miliona kinezë kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre për të festuar vitin e ri hënor në 5 shkurt. Pikërisht kjo lëvizje e tyre përbën dhe emigracionin më të madh në botë.

Fluksi i udhëtarëve ka vijuar të rritet dhe të dielën me miliona kinezë që kthehen në shtëpitë e tyre për të festuar vitin e ri hënor që këtë vit festohet në 5 shkurt. Sipas autoriteteve hekurudhore, më shumë se 10 milion udhëtime janë kryer vetëm brenda së dielës. Edhe të hënën janë planifikuar më shumë se 10.6 milion udhëtimesh.

Për sa i përket fluturimeve janë 17.023 të tilla të kryera të dielën, nga të cilët 14.112 nga kompani ajrore vendase. Periudha e turizmit për festën e pranverës, që në gjuhën kineze njihet si “transporti i pranverës” ka nisur në 21 janar dhe do të përfundojë në 1 mars. Udhëtimi i kinezëve të cilët cdo ditë kthehen në shtëpitë e tyre të origjinës përbën emigracionin njerëzor më të madh në botë. Lëvizjet kanë filluar 15 ditë më parë festimeve të vitit të ri hënor kinez, e cila ëshët festa tradicionale më e rëndësishme në vend. Vlerësohet se në përfundim të këksaj periudhe udhëtimet do të kenë arritur deri në 3 miliard. /abcnews.al