Mesfushori i Suedisë, Dejan Kulusevski, është shumë i lumtur që Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në kombëtare. Në një intervistë pas ndeshjes së djeshme me Estoninë, 20-vjeçari foli me lëvdata për veteranin e Milanit si dhe e pranoi se ai është idhulli i tij.
“Është shumë mirë që të jesh në një ekip me Zlatanin. Për ne lojtarët e rinj ai ka qenë gjithmonë një idhull dhe ne jemi rritur me të. Gjatë kësaj periudhe e kam pyetur atë për shumë gjëra dhe gjithmonë ai përgjigjet”, deklaron suedezi.
Ibra na ndihmon gjatë gjithë kohës dhe mbi të gjitha është një person fantasik. Ka qenë gjithmonë modest dhe i mirë gjatë gjithë kohës”, përfundon Kulusevski. Kujtojmë që të dy lojtarët janë kundër njëri tjetrit në Serie A, pasi Ibrahimovic do të tentojë deri në fund të kampionatit për t’ia rrëmbyer titullin kampion Juves së Dejan. /abcnews.al