“Kohë e gjatë pa u parë“, shkroi Zlatan Ibrahimovic në një nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale, aty ku shfaqej me fanellën e Suedisë, të cilën e ka veshur 116 herë dhe numëron 62 gola të shënuar.
Të shumtë ishin ata që menduan që bomberi i Milanit dëshiron rikthimin te kombëtarja vikinge, por trajneri i Suedisë, Janne Andersson, në një prononcim për Aftonbladet, i ka dhënë fund entuziazmit të krijuar dhe shpresave të 39-vjeçarit.
“Disa persona më thanë që ajo foto është postuar me një plan të qartë. Gjithsesi, nuk e kuptoj mirë se çfarë ka dashur të thotë, nuk dua të harxhoj shumë energji në lidhje me diçka të tillë.
Kanë kaluar 4.5 vite që prej momentit që Ibra tha se e kishte mbyllur kapitullin e tij me Suedinë. Kam biseduar me të edhe pas Euro 2016. Kam një respekt të madh për Zlatan, por e konsideroj çështje të mbyllur rikthimin e tij në kombëtare“, deklaron trajneri nordik. /abcnews.al