Rikthimi i Contes në Serie A dhe nënshkrimi i Bellingham, rrëfehet Beppe Marotta

schedule15:25 - 6 Shkurt, 2024

schedule 15:25 - 6 Shkurt, 2024

Beppe Marotta mendon se shumë klube të Serie A kanë nevojë për Antonio Conte dhe zbulon se do të transferonte Jude Bellingham nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar transferimi.

Drejtori ekzekutiv i Interit ka ndërtuar një lidhje të fortë me Conte gjatë viteve, pasi ka fituar katër tituj të Serie A me italianin në krye, ku tre Scudetto janë me Juventus dhe një me Interin.

Conte aktualisht është pa klub dhe është menduar të kthehet në Itali, me Milanin dhe Napolin që thuhet se janë të interesuar për të siguruar nënshkrimin e tij për sezonin e ardhshëm.

“Tani për tani, Conte është një burim që do t’i duhej shumë klubeve. Shpresoj që ai të kthehet në Serie A, por duhet të përmend Simone Inzaghi, ai po përmirësohet shumë si trajner, njerëzisht dhe profesionalisht. Po flasim për një mjeshtër që meriton një meritë të madhe për këto vite fitoresh.

Cikli i ri filloi me Luciano Spallettin dhe vazhdoi me Conte, me një grup që ka mbajtur të njëjtin mentalitet fitues. Inzaghi mbërriti me zemërbutësinë e tij, duke krijuar një ambient të këndshëm dhe një raport të madh me lojtarët. Ka merita të Conte, Spalletti dhe Inzaghi. Ka një atmosferë pozitive në dhomën e zhveshjes, e cila nuk shkaktohet vetëm nga rezultatet.”

Marotta gjithashtu është pyetër se cilin lojtar do të nënshkruante tek Interi me një buxhet të pakufizuar merkatoje dhe dha një përgjigje tepër të befasishme.

“Ka shumë, por duhet të them një gjë, është shumë më e vështirë kur ke shumë para në dispozicion. Kur nuk ke, duhet të gjesh mundësitë. Unë do të thoja Bellingham vetëm sepse ai më argëton kur e shoh teksa luan, por nuk dua të përmend askënd sepse më pas fillojnë thashethemet e merkatos”, ka përfunduar drejtori i Interit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!