Rikthimi i Bashës? Kreu i PAA-së: Numëron shumë mosarritje në politikë

schedule13:44 - 26 Qershor, 2023

schedule 13:44 - 26 Qershor, 2023

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komentoi vendimin e Lulzim Bashës, i cili vendosi t’i hyjë garës për t’u zgjedhur sërish në krye të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se Basha e ka një mbështetje ndërkombëtare, nisur edhe nga fakti se ai vendosi të shkëputej nga pjesa “berishiane” në PD. Por, nisur nga arritjet e veta politike, Duka tha se Basha numëron shumë mosarritje dhe kjo ka efektin e saj.

Gjatë intervistës në ABC News, Duka u shpreh se opozita duhet të bashkohet në ide, pasi në të kundërt do ta ketë të pamundur për të marrë pushtetin.

“E reja është kjo që Basha ka një përkrahje të ndërkombëtarëve për faktin se u nda nga pjesa tjetër. Kurse në historinë e vet, numëron shumë mosarritje.  Gjithsesi një forcë politike e re, po themi, por nëse e shikojmë të ndarë nga ndikimi berishian, ndoshta mund të krijojë një frymë, por nuk besoj që mund ta çojë opozitës drejt pushteti, drejt pushtetit munde të shkohet nëse bashkohen forcat opozitare. Bashkimi nuk mund të bëhet kuturu, por duhet të bashkohen rreth ideve. Nëse ndodh kjo mund të ketë shanse. Nëse kjo nuk ndodh, ne s’kemi pothuajse zero perspektivë për të rrëzuar mazhorancën. Bashkimi rreth një ideje, mund ta çojë opozitën drejt pushtetit”, u shpreh ai.

Ai këmbënguli se suksesi i opozitës nuk mund të garantohet pa krijimin e një fryme të gjerë bashkëpunimi rreth ideve përparimtare dhe në interes të përgjithshëm shoqëror/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!