Rikthimi i tifozëve në stadiume është një nga temat më të diskutuara në futboll. Koronavirusi ka ndikuar që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura, por futbolli pa tifozëve është i varfër dhe po punohet për rikthimin e tyre gradual në shkallë.
Në Serie A e kanë një plan, që konsiston në nisjen e sezonit të ri me tifozëve. 25-40% e kapaciteteve të stadiumeve mendohet të mbushen me tifozëve sipas një studimi që ka bërë Liga Italiane e Futbollit.
Calcio e Finanza raporton se protokolli i ri ka marrë për bazë gjithçka, duke filluar nga rikthimi gradual i tifozëve, mënyra se si do të futen në stadium, distancimi social mes tyre dhe daljet emergjente. Liga shpreson që protokolli do të miratohet nga Komiteti Tekniko Shkencor.
Sipas studimeve të kryera, në “Allianz Arena” të Juventusit mund të futen 17 mijë tifozë, ndërsa dyfishi pritet të jetë i pranishëm në “San Siro”, aty ku luajnë Milani dhe Interi. Lazio dhe Roma do të mjaftohen me nga 30 mijë tifozë të pranishëm në “Olimpico”. /abcnews.al