Pushimet kanë marrë fund dhe Interi është kthyer në fushën e blertë. Zikaltrit kanë nisur përgatitjet për fazën e dytë të sezonit, aty ku do të bëjnë të pamundurën për të fituar titullin kampion dhe për të rrëzuar Juventusin nga froni. Antonio Conte ka marrë lajme të mira nga infermieria dhe grupi i lojtarëve është plotësuar.
Nicolo Barrela dhe Alexis Sanchez kanë lënë pas dëmtimet dhe i janë bashkuar shokëve në stërvitje. Rikthime shumë të rëndësishme për trajnerin, teksa edhe Stefano Sensi është rikuperuar totalisht. Ky i fundit, i cili u aktivizua disa minuta në sfidën e fundit kudër Genoas, pritet ta nisë si titullar ndeshjen e 6 janarit kundër Napolit në transfertë.
Një duel i vështirë që duhet fituar për të vijuar qëndrimin në krye, ndërsa Barella dhe Sanchez do të grumbullohen nga Conte për këtë përballje. Alternativat e Contes janë shtuar dhe tani pritet vetëm ardhja e Arturo Vidal. Drejtuesit po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Barcelonën dhe ardhja e kilenit do të plotësonte një mesfushë shumë të fortë. /abcnews.al