Rikthime dhe një mungesë e sigurt për Piolin, Milani gati për fitoren e radhës

schedule15:36 - 9 Shkurt, 2021

schedule 15:36 - 9 Shkurt, 2021

Milan pritet të luajë këtë të shtunë në transfertë kundër Spezias, ku të besuarit e Stefano Piolit do të tentojnë tre pikët e radhës. Grupi kuqezi tashmë është më i plotë, pas rikthimeve të Hakan Calhaouglu  dhe të Alexis Saelemaekers, por ende kanë disa mungesa.

 

Mësohet se për këtë javë në dispozicion të teknikut Pioli do të jetë edhe Ismail Bennacer. Algjeriani mendohej të luante edhe ndaj Crotones, por kishte probleme me bronshitin dhe si pasojë u la jashtë sfidës. Ndërkohë, edhe Simon Kjaer është rikthyer të stërvitet, por ende jo me pjesën tjetër të skuadrës.

 

Kjaer dhe Brahim Diaz

E njëjta situatë është edhe për Sandro Tonalin, i cili nuk i është bashkuar grupit. E vetmja mungesë e sigurtë është Brahim Diaz, i cili po vazhdon fazën e rikuperimit. Kuqezinjtë vazhdojnë të mbajnë vendin e parë të rendtijes, me dy pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!