Mirsad Jonuz e la Vllazninë dhe tashmë është një tjetër trajner që do të zërë vendin e tij. Hysen Dedja është i përzgjedhuri dhe momentalisht shkodrani ndodhet në qytetin verior dhe do të zhvillojë një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi.
Dedja, për herë të fundit në Superiore ka drejtuar Lushnjën dhe për të do të ishte një rikthim në kampin kuqeblu. Ai e ka drejtuar edhe tre herë të tjera Vllazninë, në periudhat 1996-1998, 2002-2003 dhe 2005-2006.
Si lojtar, Dedja ka luajtur vetëm me shkodranët dhe pasi e ka mbyllur ka drejtuar disa ekipe, si Bylisi. Luftëtari, Teuta, Erzeni, Laçi dhe Bylisi. Dy herë kampion me Vllazninë, Dedja pritet që të jetë pasuesi i Jonuz në krye të Vllaznisë. /abcnews.al