Rikthim në Zvicër, Ermir Lenjani firmos me klubin e kategorisë së dytë “helvete”

schedule18:56 - 17 Janar, 2024

schedule 18:56 - 17 Janar, 2024

Pasi qëndroi për thuajse 8 muaj, pas një skuadër, që prej ndërprerjes së kontratës, së tij me turqit e Umraniyespor, ish-anësori i Kombëtares, Ermir Lenjani është rikthyer në Zvicrën e tij të dashur, aty ku ka firmosur një kontratë me klubin e FC Schaffhausen, skuadër kjo, që militon në kategorin e dytë të futbollit “helvet”, Challenge League.

Për afrimin e tij, te Schaffhausen, duket të ketë ndikuar edhe Drejtori Sportiv i këtij klubi, i cili është ish-sulmuesi me origjinë shqiptare i Kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi, me këtë të fundit e sheh Lenjanin, si një lojtar perfekt, si për krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe të repartit ofensiv.

Ndërkaq, përsa i përket nivelit të skuadrës, zvieranët e Schaffhausen renditen në vendin e fundit të Challenge League dhe këtë sezon ka si objektiv mbijetesën, me synimin që në verë të përforcohen për të tentuar rikthimin në elitën e futbollit zviceran dhe duket se ish-anësori i Kombëtares është afrimi perfekt për reazlimin e këtij “misioni”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!