Aludimet ishin të shumta në media, por këtë të mërkurë është zyrtarizuar gjithçka.
Pasi u largua nga Ballkani, tekniku Ilir Daja tashmë është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, teksa ka firmosur vetëm pak minuta më parë, si trajneri më i ri i “Nëndetëses Blu”, të Dinamo City, duke u rikthyer kështu pas plot 13 vitesh në “shtëpi’.
Te Dinamo, Daja do të zërë vendin e teknikut Dritan Mehmeti, teksa projekti është i qartë Evropa dhe titulli kampion, me trofeun e fundit të Superiores, që është fituar pikërisht në kohën kur 57-vjeçari ishte tekniku i “Bluve”.
Ndërkaq, kujtojmë se te Ballkani, në Kosovë, në diçka më shumë se dy vite e gjysmë, trajneri ia doli të fitonte tre herë titullin kampion radhazi, një herë Kupën e Kosovës, një herë Superkupën dhe e dërgoi ekipin dy herë në fazën e grupeve të Conference League. /i.m /abcnews.al