Rikthim në Serie A? Gattuso gati për një aventurë të re

schedule20:26 - 8 Tetor, 2019

schedule 20:26 - 8 Tetor, 2019

Gennaro Gattuso nuk ka gjetur ende një ekip të ri, pas largimit të tij nga ekipi i Milanit. Megjithatë, zërat për një rikthim të tij në Serie A janë shtuar tepër gjatë 48 orëve të fundit.

Pas largimit të Eusebio Di Francescos, Sampdoria po punon për të gjetur trajnerin e tyre të ardhshëm. Presidenti i klubit, Ferrero, ka pasur një bisedë pozitive me Gennaro Gattuson, ku flitet edhe për një akord paraprak.

Gattuso po merr kohë për të marrë vendimin e tij përfundimtar. Pasi do të diskutojë për këtë mundësi edhe me stafin e tij. Sampdoria renditet në vend të fundit në Serie A dhe Gattuso do të ketë një mision shumë të vështirë nëse e pranon këtë ofertë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!