Rikthim në Premier League, Tottenham pranë firmës me “dështimin” e Chelsea

schedule15:39 - 8 Janar, 2024

schedule 15:39 - 8 Janar, 2024

Ardhja e Ange Postecoglou, në krye të pankinës së “Londinezëve” të Tottenham solli padyshimin më të vogël, një “erë” të re ndryshimesh, te këta të fundit, të cilët deri më tani janë duke shkëlqyer në këtë edicon të Premier League, ku mund të konsiderohen edhe si pretendentë serioz për titullin kampion, teksa ndodhen vetëm 6 pikë nga kryesuesit e Liverpool.

Mirëpo, dëmtimet e shumta në repartin ofensiv krijojnë ulje-ngritje në performancat e “Të Bardhëve” të Londrës dhe me largimin e kapitenit, Son Heung-Min drejt Kupës së Azisë, teknikut greko-australian i duhet një sulmues i ri pykë dhe për këtë aryse bordi i Spurs ka vendosur të risjellë një Premier League, një “yll” të sulmit, i cili te Chelsea konsdierohej një “dështak”, për shkak se nuk arrinte të finalizonte rastet më të thjeshta të shënimit, pak a shumë si Darwin Nunez, te Liverpool.

Bëhet fjalë për “bomberin” gjerman, të RB Leipzig, Timo Werner, i cili në ditët në vijim do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Tottenham, me këta të fundit, që nuk është në formën e tij më të mirë, që prej largimit nga “Blutë”, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm 2 gola e të dhurojë 1 tjetër, në 14 paraqitjet e zhvilluara me “Demat” e RB Leizpig.

Për kartonin e Werner, Tottenham nuk do të paguajë as edhe një qindarkë, të paktën fillimisht, me 27-vjeçarin, që vjen si një lojtar i huazuar, te Spurs dhe vetëm në rast se tekniku Ange Postecoglou është i bindur nga performancat e tij, atëherë klubi mund të blejë kartonin e gjermanit për shifrën e 18-20 milionë euro, por që kjo klauzolë nuk është e detyrueshme. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!