TIRANË- Për analistin Skënder Minxhozi, narrativa e rikthimit në Kuvend e Sali Berishës është ndërtuar me kujdes, por në thelb situata dhe llogaridhënia e tij me drejtësinë nuk ka përfunduar ende.
Ai u shpreh në emisionin “Real Story”, se në thelb për Berishën ka ndryshuar vetëm masa e sigurisë dhe asgjë tjetër.
Sipas Minxhozit, në pikëpamjen politike, për Berishën ka ndryshuar thjesht fakti se do ta jetojë pjesën e hetimeve rrugëve, pra jo i izoluar, siç dhe qëndroi për 11 muaj radhazi.
“Pas çdo malore është pak më ndryshe tjetra. Nuk është e jeta gjë, që ta bësh të njëjtën malore dhjetë herë dhe të jesh ai që ke qenë, nëntë maloret e para të kanë konsumuar ndërkohë. Narrativa e rikthimit është ndërtuar me kujdes. Për ta paraqitur si një rikthim, që më shikoni, se unë s’isha, por jam. Në thelb i ka ndryshuar vetëm masa e sigurisë, që është gjëja më burokratike në një proces hetimi dhe dërgimi në gjyq të një personi. Në pikëpamje politike nuk mund të thuash u rikthye një person, i cili ka të ndryshuar vetëm faktin se nuk do ta jetojë procesin gjykimit i izoluar, por do ta jetojë rrugëve. Kaq, kjo është. Ndaj Berishës është ndryshuar thjesht faktin se ku do ta jetojë të gjithë procesin e hetimeve dhe gjykimeve të tij, ka që e jetojnë në shtëpi, ka që e jetojnë në liri dhe ata më të rrezikshmit në burg.”, tha ai./ abcnews.al