Rikthim në fshat pas 24 vitesh, familja Muça e banorë të Gurrës rrëfejnë punët e përditshme

schedule13:29 - 20 Shtator, 2020

schedule 13:29 - 20 Shtator, 2020

Lanë qytetin, u rikthyen në fshatin e lindjes, në Gurrë të  Përrenjasit.

Tani në pension, Ismet dhe Merushe Muça pas 24 vitesh u janë rikthyer punëve në bujqësi. Në qytetin e Librazhdit, u zhvendosën në vitin 1996. Merushja punonte si infermiere e spital, ndërsa Ismeti ishte mësues. Prindër të katër fëmijë, të gjithë në emigrim, rrëfejnë pse vendosëm të kthehen.

“Fëmijët ikën në emigrim nuk kishim çfarë të bënim. Punojmë e jetojmë, kush punon edhe ka.”

Ditët i kalojnë në arë, duke u marrë me të mbjellat.

“Në pronën tonë ne kemi vreshtin, kemi qepën, domaten, specin, kastravecin, fasulet, misrin. Kemi edhe një mori të ardhurash, leverdi ekonomike tonë, të familjes. Jo për shitje, jo për tregti,” thonë ata.

Si shumë banorë të këtij fshati edhe ata ankesat e tyre për mungesën e investimeve.

“Ne këtu jetojmë shumë mirë, por duam edhe pak rrugë të asfaltuar.”

Banorët e Gurrës merren me blegtori. Edhe pse të sëmurë çifti Menduhie dhe Skënder Sina, nxjerrin çdo ditë për të kullotur bagëtitë pasi duhet të ushqehen.

“Me vështirësi të madhe jetojmë,” thotë njëri prej tyre.

Ndërsa Avniu zdrukthëtari i fshatit për të mbledhur ca para për të jetuar vazhdon zanatin.

“Jam 61-vjeç, jam operuar dhe nuk bëj dot punë tjetër kam një zdrukthari të vogël.”

Varfëri e banorëve të këtij fshati po ndikon dhe tek fëmijët që e shohin me pesimizëm të ardhmen e tyre.

Kristina, nxënëse me nota të mira lexon shumë.

“Më pëlqen historia greke. Libri i parapëlqye është Euripidi. Ky është libri I Shekspirit Hamleti,”  tregon ajo.

Prej varfërisë ka pasiguri për të ardhmen e saj.

“Po bëjmë të pamundurën që të shkollohem por s’jemi në gjendje ekonomike të mjaftueshme për të arritur këtë. Dëshira ime është të bëhem kirurge. Më pëlqen të zbuloj trupin e njeriut dhe të ndihmoj njerëzit, se xhaxhi im ka prerë këmbën dhe atëherë mu fiksua,” tregon më tej vajza.

Gurra ky fshat i vogël i Përrenjasit, ndodhet midis Qukësit Skënderbej dhe Bërzeshtës. Jetesa e banorëve është shumë e vështirë dhe e ardhmja e të rinjve e pashpresë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!