Kontrata e Sergio Ramos me Real Madrid përfundon në verën e vitit 2021 dhe rinovimi i saj ka sjellë përplasje mes kapitenit dhe Florentino Perez.
Katalanasja Sport dhe Le10Sport raportojnë se mes presidentit dhe lojtarit të “Los Blancos” janë rikthyer shkëndijat.
Raporti mes tyre nuk ka qenë kurrë perfekt. 33-vjeçari dëshiron të zgjasë aventurën me Realin, por ndryshe mendon kreu i klubit. Perez mendon se nuk është momenti për zgjatjen e kontratës.
Si këtij të fundit, Reali ka prioritete të tjera momentalisht dhe ka kohë për t’u ulur e gjetur akordin e ri me liderin e ekipit. /abcnews.al