Rikthehet te goli pas 627 ditësh, Greenwood tund rrjetën me skuadrën e Getafe

schedule21:36 - 9 Tetor, 2023

schedule 21:36 - 9 Tetor, 2023

Pas transferimit në La Liga, “fantazisti” 22-vjeçar i sulmit, Mason Greenwood u kthye menjëherë në të preferuarin e tifozëve të Getafe, me këta të fundit që vendosën një rekord brenda klubit për numrin e fanellave të shitura.

Këtë të dielë që sapo lamë pas, talenti anglez arriti të gjejë dhe golin e parë në klubin e tij të ri, teksa u kthye në një protagonist në barazimin 2 me 2, që Getafe regjistroi nga Celta Vigo, duke u rikthyer te rruga e rrjetës, pas 627 ditësh.

Në La Liga, Greenwood synon të ringrejë karrierën e tij futbollistike, pas pauzës së gjatë që iu shkaktua pas akuzës për përdhunim në janar të 2021 dhe pasi doli i pafajshëm nga akuzat “djajtë” e United vendoën ta huazojnë te Getafe e nëse bën mirë në Spanjë, nuk do të ishte çudi nëse 22-vjeçari rikthehet në “Old Trafford”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!