Rikthehet Superiorja, Partizani me mungesa në transfertën e “Loro Boriçit”

schedule16:16 - 12 Shtator, 2023

schedule 16:16 - 12 Shtator, 2023

Me përfundimin e përballjeve të Kombëtareve rifillojnë sërish përballjet e klubeve, me skuadrat e Kategorisë Superiore, që rifillojnë përplasjet mes tyre, që pasditen e 13 shtatorit, me sfidat Egnatia-Erzeni dhe Dinamo-Kukësi, që janë 2 sfidat e para të javës së 3-të.

Këtë javë në fushën e blertë do të zbresin dhe “demat e kuq” të Partizanit, të cilët do të udhëtojnë drejt transfertës tejet të vështirë të “Loro Boriçit”, ku do të përballen me “kuqeblutë” e Vllaznisë.

Tekniku Zekiç është duke bërë gati skuadrën, në kuadër të kësaj sfide, ku do të ketë një mungesë jashtëzakonisht të madhe, siç është ajo e “gardianit”, Pano Qirko, me këtë të fundit që ditën e djeshme ka lënë spitalin, ku po trajtohej pas aksidentit të pësuar të premten e shkuar në Tiranë.

Shenja pozitive rikthimi ka shfaqur “bomberi”, Christian Mba, i cili pritet të luajë në këtë sfidë, teksa në garë me kohën është edhe Adnard Mehmeti, që është në fazën e fundit të rikuperimit të tërheqjes muskulore, që pësoi para ndeshjes së dytë ndaj kazakëve të Astana. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!