Rikthehet Superiorja, java e 12-të nis me supersfidë

schedule11:54 - 18 Nëntor, 2019

schedule 11:54 - 18 Nëntor, 2019

Ndeshja me Francën i dha fund fazës eliminatore të Euro 2020 për kombëtaren shqiptare dhe në fundjavë rikthehet Kategoria Superiore. Java e 12-të pritet të dhurojë përballje të forta e interesante, për kreun dhe mbijetesën.

Partizani dhe Laçi do të zbresin të parët në fushë. Kjo cilësohet dhe si ndeshja më e bukur e kësaj jave. “Demat” kryesojnë me 22 pikë, ndërsa bardhezinjtë e Cungut janë ekipi më në formë i javëve të fundit dhe renditen në vend të tretë me tre pikë më pak.

Kjo ndeshje do të luhet ditën e premte (22 nëntor), në orën 18:00. Katër duelet e tjera zhvillohen një ditë më pas. Në orën 13:30 luhen takimet Kukësi-Bylis dhe Flamurtari-Luftëtari. Vendasit nuk kanë alternativa të tjera përveç fitoreve, por nuk do ta kenë aspak të thjeshtë kundër ekipit ballshiot dhe bluzinjve nga Gjirokastra.

Skënderbeu-Tirana është një tjetër ndeshje e fortë e javës së ardhshme. Takimi që do të zhvillohet në Korçë nis në orën 16:30 dhe të dy skuadrat do të tentojnë marrjen e tre pikëve. Në po të njëjtin orar luhet edhe Vllaznia-Teuta në “Loro Boriçi”. /abcnews.al

Java e 12-të e Kategorisë Superiore

E premte (18:00) | Partizani – Laçi
E shtunë (13:30) | Kukësi – Bylis
E shtunë (13:30) | Flamurtari – Luftëtari
E shtunë (16:30) | Skënderbeu – Tirana
E shtunë (16:30) | Vllaznia – Teuta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!