Rikthehet sërish në modë, ky është aksesori që do të mbizotërojë 2021-in

schedule15:22 - 24 Janar, 2021

schedule 15:22 - 24 Janar, 2021

Pas disa sezonesh, vathët e mëdhenj rikthehen sërish në modë. Pasarelat e koleksioneve të reja kanë lënë të kuptohet që bizhuteritë e mëdha e kanë të hapur rrugën këtë sezon. Vathët shquhen si aksesori më i nxehtë i sezonit, dhe në fakt “sa më të mëdha, aq më mirë”.

Dizajne ekscentrike, zinxhirë, perla dhe gjithçka tjetër që mund të imagjinoni janë të integruara në vathët e mëdhenj që premtojnë të “vjedhin” shfaqjen dhe të kombinohen me veshjet. Nga pasarelat, duket se këto bizhuteri janë përshtatur më së miri për jetën e përditshme dhe me një palë vathë të tillë e sigurtë që do të jeni të parezistueshme.

Nga Jacquemus, i cili filloi trendin me bizhuteritë që prezantoi në koleksionin e tij pranveror, te Miuccia Prada dhe Raf Simons me versionin e tyre trekëndësh, këto janë disa modele që do t’ju bëjnë të dashuroheni me to! /abcnews.al