Rikthehet për herë të tretë në Amsterdam, Ajax përforcon sulmin

schedule13:55 - 9 Janar, 2020

schedule 13:55 - 9 Janar, 2020

Drejtuesit e Ajax kanë ndërhyrë në merkato duke përforcuar sulmin e ekipit të Ten Hag. Kampionët e Holandës kanë arritur akordin me Galatasaray për shërbimet e Ryan Babel, i cili rikthehet për herë të tretë në Amsterdam.

Agjenti i 33-vjeçarit, Winny Haatrecht konfirmon për De Telegraaf akordin mes dy klubeve, teksa sulmuesi i majtë do të fluturojë nesër drejt kryeqytetit holandez.

Babel hoqi dorë nga një pjesë e rrogës për t’u rikthyer tek Ajax“, shprehet agjenti i tij. Lojtari ofensiv ndodhet në formë, ka shënuar 5 gola në 20 ndeshje të zhvilluara me Galatasarayn dhe shpreson që paraqitjet e mira me Ajax të sjellin ftesën e trajnerit Koeman për në Europianin që zhvillohet në verë.

Babel ka luajtur gjatë viteve 2004-2007 dhe 2012-2013 me Ajax, ekip me të cilin ka fituar 2 kampionate. Tani është gati për aventurën e tretë dhe titullin e tretë kampion. /abcnews.al

 

Ryan Babel duke festuar një gol me Ajax