Jurgen Klinsmann është gati të rikthehet në stol. Trajneri gjerman qëndron pushim prej tre vitesh. 55-vjeçari drejtoi kombëtaren e SHBA për 5 vite dhe me 21 nëntor të vitit 2016 i dha fund aventurës amerikane.
Një tjetër kombëtare është gati t’i besojë stolin. Sport Bild raporton se Klinsmann ka një akord me Ekuadorin. Drejtuesit e Federatës latine i kanë ofruar një rrogë prej 4.5 milionë dollarësh në sezon dhe ish-sulmuesi i famshëm gjerman ka pranuar.
Klinsmann është gati të nisë aventurën e tretë në krye të një ekipi kombëtar, teksa gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar Gjermaninë, Bayern Munchen dhe SHBA. /abcnews.al