Rikthehet pas 26 vitesh në Shqipëri, piktori italian: Projekti i parë ka qenë “Mesdheu, Tirana 1998”

schedule09:34 - 3 Qershor, 2024

schedule 09:34 - 3 Qershor, 2024

Piktori italian i lidhur ngushtë me Shqipërinë, Gaetano Grillo, është rikthyer pas 26 vitesh në vendin tonë. Ai ka bërë projektin e parë shqiptaro-italian “Mesdheu, Tirana 1998”.

Ndërkohë, sot, Gaetano ka folur në emisionin “ABC e Mëngjesit”, për projektin e tij të fundit, një fshat të thjeshtë në Lombardi që po e kthen në muzeun e pikturës së artit konteporan.

Sakaq, ai ka ndarë detaje dhe nga pasioni i tij më i madh, alfabeti i mbështetur tek shenjat.

“Unë kthehem në Shqipëri pas 26 vjetësh, pas këtij projekti që nisi më ’97 me Radio Tiranën dhe më pas me zonat kulturore. Ky është muzeu i fundit që unë po punoj. Është një fshat artistik dhe brenda tij kam punuar në muze të hapur. Të gjitha veprat janë të vendosura në një ambient të hapur, është dhe një qendër shumë e bukur dhe një kishë e mesjetës.

Ne italianët dhe ju shqiptarët kemi një horizont të përbashkët që është Mesdheu dhe deti është mjeti komunikues. Tani për kulturën nuk po flasim për një navigim në det, por po jetojmë një kontanimim të madh kulturor. Jam nisur nga forma e parë e shkrimit dhe ky alfabet mund të konsiderohet më aktuali”, tha ndër të tjera piktori italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!