Akrepat kthehen 60 minuta prapa natën mes 27 dhe 28 Tetorit. Por kjo mund të jetë hera e fundit pas propozimit të Komisionit Europian, sipas të cilit çdo shtet mund të zgjedhë orën që dëshiron, brenda Prillit të 2019-s
Natën mes të shtunës 27 Tetor dhe të dielës 28 Tetor do të kalohet nga ora ligjore në atë diellore. Në orën 03:00 akrepat do të shkojnë 60 minuta prapa duke na lejuar të flemë një orë më shumë. Por kjo mund të jetë hera e fundit. Në fund të muajit Gusht presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, deklaroi se dëshironte të anulonte këtë ndryshim. Propozimi do të diskutohet fillimisht nga organizmat e tjerë komunitarë dhe më pas nga çdo shtet.
Në një sondazh të kryer mes Korrikut dhe Gushtit, 84 për qind të të intervistuarve, në total 4.6 milionë banorë në Bashkimin Europian, u shprehën pro heqjes së ndryshimit të orës. Propozimi i Komisionit Europian parashikon që çdo shtet mund të vendosin orën që i pëlqen brenda Prillit të 2019-s. Ata që kanë ndërmend të aplikojnë orën ligjore mund të bëjnë ndryshimin e fundit në Mars të 2019-s, ndërsa ata që do të zgjedhin orën diellore, ky do të jetë ndryshimi i fundit./abcnews.al