Rikthehet në skenë mbretëresha e valles, Liljana Cingu

schedule18:47 - 13 Shkurt, 2022

schedule 18:47 - 13 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Mbretëresha e valles shqipe Liljana Cingu rikthehet në vendin ku e cilëson jetën e saj, skenën.

Dy janë vallet e jetës, ajo e “Çobanit” dhe “Festë të madhe ka Shqipëria”të cilat i jetësoi në mbrëmjet dedikuar Panajot Kancit dhe Tish Daijsë duke sfiduar edhe moshën.  Homazh  me këto valle ka edhe për partnerin e skenës Rexhep Çelikun.

Në vitin “97, në moshën 47-vjeçare ajo u shkëput, nga Ansambli, por jo nga skena dhe profesioni.Tashmë është rikthyer në ansambël si mentore e brezit të ri, tek i cili ka shpresë

Si dhe i jep këtë porosi.

Ndërkohë që legjendë për të mbetet maestro Panajot Kanci.

Talentin dhe pasioni për vallen janë dy element që brezi i ri duhet ti ketë me qëllim që të arrijnë nivel të lartë profesional.

Shqetësim për të mbeten vallet masive, megjithëse  tashmë janë plotësuar 11 çifte me afrimin e brezit të ri sërish për të nuk janë mjaftueshëm.

Folklori për të mbetet , pasuri  kombëtar ndaj duhet  trashëguar ndër breza.

Liljana Cingu valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore për merita të veçanta  dhe kontribut në vallen  popullore  është  nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh”. Por si moment të veçantë në karrierën e saj  rendit atë të vitit 1970 ka qene kulmi i Ansamblit në  France, që u nderua me çmimin “Gjerdani te Arte”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!